
E reja u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, policia po heton shkaqet
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Shkodër–Koplik, ku një automjet ka përplasur një 19-vjeçare që po lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, ka goditur biçikletën me të cilën udhëtonte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar dëmtime të lehta.
E plagosura është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodër, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse.
