
Banori pranon se e tërheq diçka më e thellë se pamja dhe lë të hapur dyshimet për një ndjenjë reale
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është zhvilluar një bisedë që ka ngjallur interes të madh mes banorëve dhe publikut. Ludo i është drejtuar drejtpërdrejt Limit, duke e pyetur për ndjenjat e tij ndaj Albës dhe arsyet pse është afruar me të.
Pyetja hapi një diskutim të sinqertë, ku Limi sqaroi se raporti me Albën nuk lidhet me simpati sipërfaqësore apo me të kaluarën. Ai u shpreh se, edhe pse shpesh i ka thënë asaj se nuk i pëlqen stili apo mendimet që shpreh, ekziston diçka më e thellë që e tërheq.
Sipas Limit, afrimi me Albën ka nisur si një lojë, por me kalimin e kohës ka marrë një dimension më personal. Ai theksoi se pavarësisht kundërshtive dhe dallimeve mes tyre, ndjenja që e lidh me të nuk ka të bëjë me pamjen e jashtme, por me diçka më emocionale.
Këto deklarata kanë nxitur diskutime brenda shtëpisë, ku banorët po përpiqen të kuptojnë nëse mes Limit dhe Albës po lind një ndjenjë e vërtetë apo nëse gjithçka mbetet pjesë e strategjisë së lojës.
