
Banorja e Big Brother VIP Kosova rrëfen ndjenjat dhe zgjedhjen për të qëndruar besnike ndaj vetes
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka folur hapur për raportin e saj me Limin, duke dhënë një deklaratë të ndjerë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjatë bisedave brenda shtëpisë, Alba u shpreh se edhe pse aktualisht nuk është në një lidhje me të, ndjenjat e saj mbeten të forta. Ajo theksoi se zgjedh të dojë nga larg, pa imponuar asgjë dhe pa bërë kompromise me veten.
Edhe pse nuk është me mua, unë do ta dua nga larg. Më mirë preferoj të jem vetëm, sesa të jem me dikë që nuk e dua, u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se për të ndjenjat e sinqerta kanë më shumë rëndësi sesa një lidhje formale.
Deklarata e saj është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e formatit, të cilët e kanë parë si një moment reflektimi dhe pjekurie emocionale, në një reality show ku marrëdhëniet shpesh vihen në provë nga presioni dhe dinamika e lojës.
