
Nga janari 2026 paga minimale shkon në 425 euro, ndërsa në korrik arrin 500 euro bruto
Qeveria e Republika e Kosovës ka miratuar zyrtarisht vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja rritjeje gjatë vitit 2026.
Sipas vendimit zyrtar nr. 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale bruto për një punë të rregullt me orar të plotë do të jetë 425 euro duke filluar nga 1 janari 2026. Një rritje e dytë është parashikuar nga 1 korriku 2026, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.
Vendimi parashikon detyrimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës për zbatimin e plotë të masave të përcaktuara.
Rritja e pagës minimale synon përmirësimin e kushteve ekonomike për punëtorët dhe forcimin e mbrojtjes sociale, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
