Bota Uncategorized

Gaza nën bombardime: Mbrojtja civile paralajmëron për një masakër të madhe

Pas bombardimeve të njëpasnjëshme të ushtrisë izraelite gjatë natës, mbrojtja civile palestineze ka shprehur frikën për një masakër të madhe në qytetin e Gazës.

Një bilanc i parë, i publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA, raporton për 24 viktima nga këto sulme ajrore. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, konfirmoi goditjet dhe deklaroi me tone provokuese se “Gaza po digjet”.

Pamje të transmetuara nga terreni tregojnë tym dhe shpërthime të fuqishme që kanë përfshirë zonën, ndërsa spitalet janë nën presion të madh nga numri i të plagosurve. Banorët flasin për skena paniku, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Sipas autoriteteve palestineze, shifrat e viktimave mund të rriten, pasi shumë persona mbeten ende nën rrënoja. Situata është cilësuar dramatike, me organizatat humanitare që paralajmërojnë për pasojë të rënda humanitare.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *