Uncategorized

Ekzekutohet shqiptari në Kanada

Policia identifikon 43-vjeçarin nga Shkodra si viktimë të një atentati me armë në Toronto

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada. Policia kanadeze ka konfirmuar se Paulin Harusha, 43 vjeç, me origjinë nga Shkodra, është ekzekutuar me armë zjarri në zonën North York të Torontos.

Atentati ndodhi të shtunën në mbrëmje, pak para mesnatës, në kryqëzimin e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e policisë, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën shqiptarin me plagë të rënda nga arma e zjarrit. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk u mbijetoi dot të shtënave..

Zyrtarisht, policia ka njoftuar se autorët janë larguar me një automjet tip SUV me ngjyrë të çelët, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre vijojnë. Vdekja e Paulin Harushës shënon vrasjen e 31-të për vitin 2025 në Toronto.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *