PD dhe PS shpallin emrat e anëtarëve të rinj në Këshillin e Rregullores dhe Këshillin e Legjislacionit

Është zyrtarizuar përbërja e re e dy strukturave të rëndësishme parlamentare: Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet si dhe Këshilli i Legjislacionit, të cilat luajnë rol kyç në funksionimin institucional të Kuvendit.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet
Ky këshill merret me interpretimin e rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimin e mandateve të deputetëve. Përbërja është si vijon:
Partia Socialiste: Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo
Partia Demokratike: Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi
Zëvendësues: PS: Antoneta Dhima, Arkend Balla; PD: Ivi Kaso, Greta Bardeli
Këshilli i Legjislacionit
Ky këshill ka për detyrë shqyrtimin e projektligjeve dhe garantimin e përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Anëtarët janë:
Partia Socialiste: Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Olsi Komici, Erjon Malaj, Aulona Bylykbashi
Partia Demokratike: Ivi Kaso, Arjan Ndoji, Gjin Gjoni, Greta Bardeli, Blendi Himçi
Zëvendësues: PS: Ani Dyrmishi, Erjona Ismaili; PD: Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi