
Burime pranë saj thonë se Kim po shqyrton ndryshimin ligjor të mbiemrave dhe kërkesën për kujdestari të plotë
Kim Kardashian raportohet se po planifikon të heqë mbiemrin e ish-bashkëshortit nga emrat e fëmijëve të saj, në një tjetër kapitull të përplasjes ligjore me Kanye West.
Kim, 45 vjeç, dhe West kanë katër fëmijë nga martesa e tyre e viteve 2014–2022: vajzat North 12 vjeç dhe Chicago 7 vjeç, si edhe djemtë Saint 10 vjeç dhe Psalm 6 vjeç. Sipas raportimeve të Radar Online, Kim po e konsideron seriozisht ndryshimin e mbiemrave të fëmijëve në Kardashian, duke argumentuar se po i rrit ata pa mbështetjen e të atit dhe se marrëdhënia e bashkëprindërimit nuk funksionon në praktikë.
Burime pranë saj bëjnë të ditur se Kim është gjithnjë e më afër shkëputjes së plotë të West nga jeta e përditshme e fëmijëve dhe se po shqyrton edhe rrugën ligjore për të kërkuar kujdestari të plotë. Pas divorcit në vitin 2022, të dy palët kishin rënë dakord për kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike, por Kim pretendon se ky dakordësim nuk zbatohet realisht.
Sipas të njëjtave burime, kontaktet mes West dhe fëmijëve kanë qenë të rralla në muajt e fundit, çka e ka shtyrë Kim të rishikojë të gjithë marrëveshjen prindërore. Vendimi përfundimtar, nëse do të formalizohet, pritet të kalojë përmes gjykatës dhe mund të hapë një betejë të re ligjore mes dy ish-partnerëve.
