
Katër persona lëndohen në përplasjen e ndodhur në zonën e Fushë Milotit
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë urës së Milotit, në zonën e Fushë Milotit, ku një autoveturë është përplasur me një furgon.
Si pasojë e përplasjes, të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar. Në vendngjarje janë njoftuar shërbimet e urgjencës dhe autoambulanca pritet të transportojë të lënduarit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, si edhe për normalizimin e qarkullimit të automjeteve, i cili për disa minuta ka qenë i vështirësuar.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
