
Kreu i grupit parlamentar të PD-së kritikon mazhorancën: Ligjet miratohen për interesa klienteliste, në shërbim të oligarkëve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me procedurat për komisionet parlamentare, deklaroi se prioritetet e mazhorancës janë të gabuara dhe se integrimi në BE përdoret vetëm si propagandë.
Bardhi theksoi se hapja e kapitujve me BE është normale, sfida e vërtetë është mbyllja e tyre. Ai akuzoi shumicën se ka kthyer Kuvendin në noter të qeverisë, ku me votat e saj miratohen ligje klienteliste që sipas tij grabisin paratë publike dhe sponsorizohen nga oligarkët.
“Keni ngritur kartona për të miratuar ligje të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos”, -tha Bardhi, duke akuzuar mazhorancën se i vë votat e Kuvendit në shërbim të klientelizmit dhe oligarkëve.