
Ekspertët shpjegojnë se shumica e këtyre rasteve lidhen me lodhjen, stresin dhe moshën, por disa tregues kërkojnë vëmendje mjekësore.
Shpesh ndodh që të ngatërrojmë emrat e fëmijëve, të mos kujtojmë titullin e një filmi apo të harrojmë emrin e një të njohuri. Edhe pse situata të tilla krijojnë siklet dhe ankth, specialistët sigurojnë se në shumicën e rasteve nuk kanë lidhje me demencën apo sëmundjen e Alzheimerit.
Sipas Dr. Catherine Thomas-Antérion, neuropsikologe, dhe Dr. Pascal Chaine, neurolog, këto “bllokime të kujtesës” janë shpesh pasojë e lodhjes, stresit apo procesit natyror të plakjes.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se nëse problemet e kujtesës shoqërohen me vështirësi në orientim, humbje të aftësisë për të kryer detyra të përditshme apo ndryshime të sjelljes, atëherë ato duhen trajtuar menjëherë nga mjeku.
Specialistët sugjerojnë se kujdesi ndaj stilit të jetesës: një regjim i shëndetshëm ushqimor, aktiviteti fizik dhe stimulimi mendor, luajnë rol të madh në mbajtjen e trurit aktiv dhe në parandalimin e çrregullimeve serioze të kujtesës.