Ilir Vrenozi, personazhi i njohur për videot virale dhe humorin në rrjetet sociale, ka shqetësuar jo pak ndjekësit e tij orët e fundit.
Ai ka ndarë me publikun pasojat e dhimbshme të një incidenti të ndodhur gjatë daljes së tij të fundit.
Përmes një postimi në Instagram, Vrenozi ka publikuar një foto ku tregon këmbën e lënduar, me gërvishtje dhe shenja të dukshme plagësh.
Me ironinë që e karakterizon, ai e ka lidhur këtë ngjarje me “syrin e keq”.
“Më morën mësysh, copë u bëra në skenë,” ka shkruar Vrenozi, duke shoqëruar postimin me një emoji të zemëruar.
