Një incident i pazakontë është regjistruar në Sarandë, ku dy të moshuar (çift bashkëshortësh) janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë në pjesën e dorës një të mitur.
Lavdërim dhe Pranvera Brahimi, plagosën 6-vjeçarin, pasi dyshohet se i mituri shante fëmijët e familjes Brahimi. Një hetim ka nisur edhe për djalin e çiftit të të moshuarve pasi dyshohet se gjithashtu ka kanosur me thikë të miturin.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.
Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
