Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt, i njohur edhe me pseudonimin “Xheku”, sot në Burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi.
Autori i krimit sipas policisë helene është një i dënuar grek me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar edhe si vrasës me pagesë.
Menjëherë pas ngjarjes institucionet janë vënë në alarm duke rritur masat e sigurisë.
Sipas informacioneve, 49-vjeçari është therur për vdekje nga një grek 28-vjeçar, i cili ka përdorur një thikë të improvizuar.
Sipas “Protothema”, disa raportime, të cilat ende nuk janë konfirmuar, flasin për një kontratë vdekjeje, pa u bërë ende të ditura më shumë informacione rreth motivit.
Viktima, me origjinë shqiptare, ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe dy vjet e 12 muaj burg për vrasje me dashje në Greqi, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.
Në qershor 2015, ai u arratis dhe u arrestua përsëri në dhjetor 2024.
Në Shqipëri gjithashtu është dënuar përjetë për vrasjen më 1 maj 2016 në Tiranë të Elton Çiços, pas konflikteve të nisura dy dekada më parë mes dy tepelenasve që tashmë janë viktima.
Në një moment, u vendos që ai të ekstradohej në Shqipëri, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, për të vuajtur dënimin atje për vrasje, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme. Por kjo duket se nuk ndodhi në kohë, pasi ishte ende në pritje procedurash.
Autori 28-vjeçar është në burg pasi u akuzua për vrasje dhe drogë.
28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje. E para disa muaj më parë në Agios Panteleimonas, kur qëlloi me gjakftohtësi në kokë një burrë nga Shqipëria, i cili kishte qenë në shënjestër të policisë për grabitje dhe vjedhje me thyerje. E dyta sot (19/1) në Korydallos me thikë.
Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës në Athinë është shkaku dhe pista më e mundshme. Domethënë, kush do të jetë përgjegjës në sheshet e kryeqytetit?
Viktima ishte liruar nga burgu disa javë më parë dhe ishte kthyer. Ndoshta aty qëndron përgjigjja për vrasjen.
