
Tërmeti me magnitudë 4 ballë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, epiqendra në jug të Gerolimenas
Greqia është goditur nga një tërmet në orët e para të mëngjesit të së martës, 20 janar 2026. Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike kishte një magnitudë prej 4 ballësh të shkallës Rihter dhe u regjistrua në rajonin e Lakonisë.
Institucionet sizmologjike bëjnë me dije se thellësia fokale e tërmetit ishte rreth 22.6 kilometra, ndërsa epiqendra u lokalizua afërsisht 117 kilometra në jug-jugperëndim të zonës Gerolimenas, në jug të Greqisë.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonat përreth. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa sizmologët theksojnë se lëkundje të tilla janë të zakonshme për këtë zonë me aktivitet të lartë sizmik.
