Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel ka vijuar senanca e radhës lidhur me vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u ekzekutua më 27 nëntor 2020. Hetuesit në çështjen e Franc Çopjas, lexuan disa mesazheve të shkëmbyera mes 29 pin-eve SKY ECC, të përdorura për të organizuar vrasjen e Spahiut.
Nga mesazhet rezulton se pin-i SKY i poseduar nga Flobenc Meçja, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel.
“Shpresoj ta mbarojmë këtë bastard deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”,- shkruan më 19 nëntor 2020 pin-i.
Ditën e ngjarjes, më 27 nëntor 2020 në orën 17:56, dy minuta pas vrasjes, Flobenc Meçjas, dërgoi një seri emojish (6 gishta të ngritur lart dhe 4 figura që ngrenë krahun), të ndjekura nga fjala “Ciao”, drejt Franc Gergely-t, sipas Syri.tv.
Një pjesë e madhe e mesazheve të lexuara në seancë lidhen nga hetuesit me të akuzuarit Flobenc Meçja (43 vjeç) dhe Mikael Qosja (38 vjeç), të dy në mungesë dhe pa përfaqësues në gjyqin e tyre. Flobenc Meçja u arrestua në maj të vitit 2025 në gjatë një aksioni në një restorant në Gjirin e Lalzit.
I riu nga Shkodra ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, për llogari të klanit Çopja. Ai akuzohet si vrasës me pagesë e tyre dhe ka qenë i hetuar për vrasje me pagesë në Vlorë. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, ai flet me Florenc Çopjan, i cili i ofron 4 apo edhe 5 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej. Po ashtu, i kishte ofruar edhe nga 1 milion euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Bahos dhe Ilir Lloshit.
Akuzat, aktiviteti kriminal dhe gjyqi për Franc Çopjan
Ai akuzohet për orkestrimin e vrasjes me paramendim të Ardit Spahiut , i cili u qëllua për vdekje më 27 nëntor 2020, në Molenbeek, Belgjikë. Vrasja është pjesë e një konflikti midis klaneve rivale të drogës shqiptare. Gjyqi i tij filloi më 5 janar 2026, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit. Procedurat kanë qenë shumë të sigurta dhe u ndërprenë për pak kohë për shkak të një infektimi me pleshta në sallën e gjyqit. Gjatë gjyqit, avokatët e tij kanë mohuar se ai është truri pas vrasjes dhe kanë kundërshtuar kushtet e paraburgimit të tij.
Përpara arrestimit të tij, Gergely jetonte në Dubai që nga viti 2019, ku ishte i përfshirë në pasuri të patundshme luksoze, përfshirë një vilë në Dubai Hills. Ndërsa nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë në Belgjikë, ai ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Vrasja e Ardit Spahiut
Spahiu u qëllua me armë zjarri në një atentat më 27 nëntor 2020, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Hetimi për vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC. Në fund u identifikuan nëntë të dyshuar, përfshirë Franc Gergelyn, figurë kyçe e klanit Çopja. Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.
Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur për botën e krimit. Ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në vitin 2010 u arrestua nën dyshimin për përfshirje në një vrasje në qytetin e tij të lindjes, Elbasan. Spahiu i përkiste klanit Alibej, i cili prej vitesh ishte në konflikt me klanin rival Çopja.
Pas vjedhjes së 49 kilogramëve kokainë nga një apartament i klanit Çopja në Londër, dhuna mes dy grupeve kriminale u përshkallëzua. Dosja është e mbushur me vrasje me pagesë të kryera nga të dyja palët. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili në vitin 2019 u arratis në Belgjikë nga frika për jetën e tij, konsiderohet si një vazhdim i konfliktit mes këtyre dy klaneve.
