Uncategorized

Nga garazh i zakonshëm në hapësirë luksoze: Transformimi që po mahnit rrjetin

Shumëkush kur dëgjon fjalën garazh, mendon për një dhomë të errët, me lagështirë e myk, ku parkohen makina ose hidhen pajisje e sende të vjetra që s’i duhen askujt. Por një pronar vendosi të thyejë këtë perceptim dhe të realizojë një rikonstruksion mbresëlënës, duke e kthyer këtë hapësirë të zakonshme në diçka krejt tjetër.

Në vend të një hapësire të ftohtë e të mbushur me skrap, garazhi mori një pamje të re: moderne, të pastër dhe funksionale. Ky transformim i dha jetë një hapësire që zakonisht shihet si e pavlerë, duke e bërë të denjë për t’u përdorur si ambient i brendshëm banimi apo edhe si një studio e mirëfilltë.

Fotot e para dhe pas rikonstruksionit tregojnë një ndryshim të jashtëzakonshëm, aq sa shumë njerëz nuk arrijnë ta njohin më hapësirën e vjetër. Ky projekt është shembulli më i mirë se si edhe një garazh i thjeshtë, me pak kreativitet dhe investim, mund të kthehet në një vend komod dhe estetik.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *