
Një ngjarje ende e paqartë alarmon banorët, policia në vendngjarje për verifikime
Një shpërthim është raportuar pasditen e sotme në lagjen Varosh të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar apo dëme materiale. Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar shkaqet e shpërthimit.
Autoritetet po punojnë për të mbledhur informacione nga terreni, ndërsa pritet një reagim zyrtar që do të hedhë më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur. Zhvillimet e mëtejshme do të bëhen të ditura në vijim.
