Një moment i papritur ka tronditur shtëpinë e BBVA, ku mes Kejsit dhe Inës ka ndodhur një puthje pasionante që ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ka një histori të mëparshme njohjeje, duket se ka rikthyer afrimitetin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kejsi dhe Ina janë njohur më herët në programin “Përputhen”, ku Kejsi zhvillonte takime me Stelinën, por kjo njohje u mbyll dhe ai u afrua më pas me Inën.
Tashmë, rrugët e tyre janë kryqëzuar sërish në BBVA, duke sjellë emocione të reja dhe situata të papritura.
Gjatë kësaj jave, si Kejsi ashtu edhe Ina kanë qenë ndër banorët më të rrezikuar në nominim. Pikërisht për këtë arsye, shumë fansa dhe ndjekës të formatit mendojnë se puthja mes tyre mund të ketë ardhur si pasojë e presionit të lojës dhe frikës nga eliminimi. A është kjo puthje një ndjenjë e vërtetë apo një strategji loje? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
