Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, prezantoi “Bordin e Paqes” në Kuvend, gjatë seancës së sotme plenare.
Balla: Sot, Kuvendi i Shqipërisë thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej rendit të ditës dhe lidhet me rolin e ri të Shqipërisë sonë në arenën ndërkombëtare. Projektligji që kemi sot në shqyrtim dhe më pas në votim ka të bëjë me ratifikimin e kartës së Bordit të Paqes organizim i ri ndërkombëtar ideuar nga presidentit i SHBA Donald Trump, ku RSH dhe kryeministri i saj Edi Rama janë ftuar të jenë anëtarët themelues e jo më një shtet periferik.
Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore si një qasje e re në ndërtimin e paqes, kudo ku sot ka konflikte, me një fokus të veçantë në Gaza. Jo më vëzhgues, jemi ftuar si bashkë themelues
Rol konstruktiv të Shqipërisë sonë të përbashkët dhe shënon një moment të paprecedent pozitiv ku vendi shihet si aktor ku kontribuon për zgjidhje globale për paqen. Kjo ftesë, nuk është diçka e zakonshme. Nuk është formale.
Presidenti i SHBA, Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore nevojë e re për ndërtimin e paqes drejt rezultateve konkrete për të sjellë paqe. Larg modele burokratike që kanë dështuar. Prandaj kolegë Bordi i Paqes sipas kartës që do shqyrtojmë sot në Komisionin e Evropës është organizmi i duhur ndërkombëtar që synon stabilitetin që na duhet për vendosjen e paqes që paqja kudo në botë të jetë e qëndrueshme si e nënvizon presidentin amerikan gjithmonë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
