Kuvendi i Shqipërisë, përmes Drejtores së tij Juridike, Mimoza Arbi, ka deklaruar në Gjykatës Kushtetuese se pezullimi nga detyra dhe bllokimi i pasaportës së zv.kryeministres Belinda Balluku janë në shkelje të Kushtetutës.
Arbi tha në seancën në Kushtetuese për çështjen Balluku, se sipas neneve përkatëse, deputetët gëzojnë imunitet dhe nuk mund të pengohen, arrestohen apo ndiqen penalisht pa miratimin e Kuvendit Popullor. Ndjekja penale mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.
Në pikën 3 të nenit 103, Kushtetuta garanton pushtetin ekzekutiv, duke siguruar që ministrat që gëzojnë imunitet si deputetë të kenë të njëjtat mbrojtje kushtetuese.
Po ashtu, neni 73 i Kushtetutës parashikon se deputeti nuk mund të arrestohet apo t’i ushtrohet kontroll paraprak.
Drejtorja Juridike e Kuvendit thekson se vendimet për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës janë marrë në kundërshtim me këto parime kushtetuese.
“Pezullimi nga detyra dhe bllokimi i pasaportës për zv.kryeministren, Kuvendi e gjen në shkelje të Kushtetutës. Në nenin 22 parashikohet se deputeti i Kuvendit gëzon imunitet dhe nuk mund të pengohet, arrestohet apo ndiqet penalisht pa miratimin e Kuvendit Popullor. Ndjekja penale bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit Popullor.
Në pikën 3 të nenit 103 të Kushtetutës është një dispozitë themelore që garanton pushtetin ekzekutiv. Kur ministrat gëzojnë imunitet si deputetë, ky imunitet është i barabartë dhe krijon garanci kushtetuese. Neni 73 i Kushtetutës parashikon se deputeti nuk mund të arrestohet dhe ndaj tij nuk mund të ushtrohet kontroll paraprak.’, tha Arbi.
Sipas përfaqësuese së Kuvendit, ky vendim i GJKKO cenon parimit dhe ndarjen e pushteteve dhe të kompetencave kushtetuese.
“Pezullimi i një ministri krijon një situatë ku pushteti gjyqësor ndërhyn në funksionimin e organeve të larta të ekzekutivit kushtetuese”, tha më tej ajo.
“Në vlerësimin e Kuvendit është që pezullimi është një shkarkim. Kjo nënkupton faktin se përmes pezullimit ndalohet pjesëmarrja e funksionarit në mbledhjen e Këshillit të Ministrit. Ndalimin e kompetencave në fushën e infrastrukturës dhe energjisë etj.
