Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në Parlament iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, duke e quajtur “Ramaduro”.
Kreu i qeverisë e kaloi me batuta, duke thënë se “unë i marr si Rama duro se me këta këtë pune ke”.
“Unë kam pasionin e atij që shef sesi të gjitha kurthet në pyll janë plot. Po për ato kurthe duhet durim, sa më shumë më thoni Ramaduro, aq më shumë unë e dëgjoj Rama duro se këtë punë ke me këta. Hiqeni Ramaduron se më shtoni durimin”, tha Rama.
