
Aktori publikon tatuazhin me emrin Ejona dhe shprehjen “Trëndafil në kohë lufte”, duke hapur pikëpyetje për jetën e tij personale
Bes Kallaku ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një tatuazhi të ri në dorë, ku shfaqet emri Ejona, i shoqëruar me datën 25.12.2025 dhe frazën “Trëndafil në kohë lufte”.
Fotoja, e ndarë në Instagram, tregon dorën e aktorit të vendosur pranë dorës së një vajze, ndërsa në sfond dëgjohet një këngë me tematikë dashurie, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve. Kallaku nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi domethënien e tatuazhit apo mbi identitetin e vajzës, duke lënë gjithçka në kuadrin e misterit.
Emri Ejona dhe dedikimi simbolik kanë ndezur spekulime në rrjet, veçanërisht pasi aktori nuk ka bërë asnjë koment publik për jetën e tij sentimentale. Në mungesë të sqarimeve, ndjekësit po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një histori të re dashurie apo për një mesazh personal me domethënie më të thellë.
Për momentin, Bes Kallaku ka zgjedhur të flasë vetëm përmes imazhit dhe simbolikës së tatuazhit, duke e lënë përgjigjen e pyetjes së madhe pezull: kush është Ejona dhe çfarë roli ka ajo në jetën e tij.
