Aktorja shumë e njohur Paris Hilton, ka shprehur publikisht dashurinë dhe vlerësimin e madh për dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, duke i cilësuar ato si vajza të jashtëzakonshme dhe artiste me zemër të madhe.
Në një intervistë drejtuar publikut shqiptar dhe jo vetëm, Hilton u shpreh se marrëdhënia mes tyre është shumë e afërt dhe se sa herë kalojnë kohë së bashku, përjetojnë momente të bukura.
“I dua shumë Ritën dhe Beben. Janë vajza të jashtëzakonshme, shumë të talentuara, me zemër të madhe. Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë,” u shpreh ajo.
Më tej, Paris Hilton theksoi se i konsideron si motra dhe se ndihet krenare për sukseset e tyre artistike.
“I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyja, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë. Janë si motra për mua dhe jam shumë krenare për to,” tha ajo.
Hilton zbuloi gjithashtu se do t’i takojë së shpejti Ritën dhe Beben në një event privat, duke shtuar se mezi pret të kalojë kohë me to. “Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t’i shoh të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to,” u shpreh ajo.
Mes të tjerash Paris Hilton bëri dhe një përshëndetje të veçantë për publikun shqiptar, duke ndarë edhe planet e saj artistike.
“Dua të përshëndes gjithë Shqipërinë. Ju dërgoj gjithë dashurinë time dhe mezi pres të shihni filmin tim të ri ‘Infinite Icon: A Visual Memoir’. Ju dërgoj shumë dashuri dhe shpresoj t’ju shoh vitin e ardhshëm në koncert,” përfundoi Hilton për “Telegrafi”.
