Aktualitet Shqipëria

Tragjedi në Kurbin: 30-vjeçari tenton vetëvr*sjen duke u hedhur nga ballkoni

I riu u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën; autoritetet po hetojnë shkaqet.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Kurbinit. Rreth orës 22:30, një 30-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. Gj., dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një pallati, nën ndikimin e gjendjes depresive.

Pas incidentit, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij është tashmë e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia dhe autoritetet përkatëse po zhvillojnë hetime për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë akt dhe për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *