
Ish-modelja britanike njofton fejesën me biznesmenin nga Dubai, Lee Andrews, CEO i Aura Group, pas një propozimi romantik
Katie Price ka konfirmuar fejesën e saj të nëntë, duke zbuluar identitetin e partnerit të ri pas disa ditësh spekulimesh. Partneri i saj është biznesmeni me bazë në Dubai, Lee Andrews, drejtues ekzekutiv i Aura Group.
Lajmi u bë publik pasi Price, 47 vjeçe, ndau në rrjetet sociale foto nga momenti i propozimit romantik, duke nxitur kureshtjen e ndjekësve për identitetin e burrit misterioz. Tashmë është bërë e ditur se Andrews është CEO i Aura Group Future Urban Travel 2027 dhe investitor në disa projekte të lidhura me fitnesin dhe teknologjinë.
Në postimet e saj, Katie ndau pamje nga një ambient luksoz në Dubai, përfshirë petale trëndafilash të vendosura për të formuar pyetjen e fejesës, si dhe një unazë diamanti. Ajo publikoi gjithashtu një foto nga Burj Al Arab, duke treguar se propozimi kishte ndodhur gjatë një qëndrimi romantik në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga ana e tij, Lee Andrews ndau në rrjetet sociale foto të partneres së tij, duke konfirmuar lidhjen dhe fejesën, ndërsa profili i tij në Instagram përmban kryesisht imazhe nga palestra dhe fotografi modelingu në stil casual.
Fejesa e fundit e Katie Price vjen pas një historie të gjatë martesash dhe lidhjesh të bujshme, duke e bërë këtë zhvillim një tjetër kapitull të komentuar gjerësisht në mediat britanike dhe rrjetet sociale.
