Tirana u trondit ditën e sotme, për shkak se vajza e futbollistit Fredi Alvarez humbi jetën aksidentalisht.
Gazeta panorama shkruan se, dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 metra i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike.
I është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, por nuk ia ka dalë të shpëtojë.
Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera.
Njoftimi i klubit:
Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe!
Kujtojmë se takimi i javës së 21-të Tirana-Flamurtari, i planifikuar për ditën e sotme në “Selman Stërmasi” është shtyrë për t’u zhvilluar nesër në orën 13:30.
