Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për grupin “Rraja”, mes tyre edhe djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraha, Rexhep Rraja.
Në njoftimin e Apelit bëhet me dije se në burg janë lënë shtetasit, Islam Sefa, Rexhep Rraja, Perparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini, Zamir Aliaj, Jani Cavo, Marvin Bushati.
Ky grup u zbuluan pas zbërthimeve të përgjimeve në aplikacionin SKY ECC dhe akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.
