Një ngjarje tragjike ka tronditur
futbollin portugez gjatë një ndeshjeje të Kupës Rajonale në Algarve, ku mbrojtësi i majtë i LGC Moncarapachense, Nassur Bacem, humbi jetën në fushë.
27-vjeçari pësoi një arrest kardiak në minutën e 27-të të sfidës kundër Imortal DC. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore nga stafi i të dyja ekipeve dhe shërbimet e emergjencës, përpjekjet për ta shpëtuar dështuan dhe vdekja u konfirmua në vendngjarje
