Elon Musk parashikon që robotët e tij humanoidë do të dalin në treg vitin e ardhshëm, një nga disa parashikime “optimiste” që manjati amerikan i teknologjisë bëri në paraqitjen e tij të parë ndonjëherë në Davos.
“Deri në fund të vitit të ardhshëm, mendoj se do të nisim shitjen e robotëve humanoidë për publikun. Në atë moment do të kemi besim të plotë në nivelin shumë të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë, si edhe në gamën e gjerë të funksioneve. Praktikisht, do të mund t’i kërkosh të bëjë pothuajse çdo gjë.”
CEO i gjigantit të investimeve BlackRock iu përmbajt skenarit të tij të entuziazmit optimist për inteligjencën artificiale, robotikën dhe udhëtimet hapësinore.
“Nëse do të kemi miliarda robotë humanoidë – dhe unë mendoj se do t’i kemi çdo njeri në Tokë do të ketë nga një dhe do ta dëshirojë. Sepse kush nuk do të donte një robot që, nëse është plotësisht i sigurt, të kujdeset për fëmijët tuaj apo për kafshën shtëpiake? Nëse keni prindër të moshuar, të kesh një robot që të kujdeset për ta dhe t’i mbrojë, mendoj se do të ishte diçka fantastike. Do të ishte një gjë e jashtëzakonshme.”
Musk parashikoi gjithashtu se bum-i i inteligjencës artificiale do të sjellë modele që janë “më të zgjuara se çdo njeri deri në fund të këtij viti, dhe do të thosha jo më vonë se viti i ardhshëm”.
“Nuk e di çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, por me ritmin me të cilin po ecën inteligjenca artificiale, mendoj se deri në fund të këtij viti mund të kemi AI më të zgjuar se çdo njeri. Dhe jo më vonë se viti i ardhshëm. Ndërsa rreth viteve 2030–2031, pra pas rreth pesë vitesh, AI do të jetë më e zgjuar se gjithë njerëzimi i marrë së bashku.”
