Pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë, Flamur Noka iu drejtuar drejtpërdrejt forcave të rendit duke i bërë thirrje të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm.
“I bëj thirrje narkopolicisë, mos u shndërroni në shërbëtore të karteleve. Mos merrni urdhra për të mbrojtur korrupsionin, por bëhuni besnik të ligjit dhe kushtetutës.
I bëj thirrje që të bëjnë kujdes, mos guxojnë të prekin asnjë qytetar. Qytetarët ndihen të dhunuar, të shantazhuar nga narkoregjimi dhe e drejta e tyre është të protestojnë. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik. Fundi është afër”, tha Noka per mediat.
