Camila Rodrigues Cardoso, 21 vjeçe nga Brazili, ka hequr dorë nga karriera në modeling dhe konkurset e bukurisë për t’iu përkushtuar jetës fetare, duke shkaktuar debat të gjerë në rrjetet sociale. Ish-fituesja e titullit Miss Continente Teen Sol Nascente, ajo njihet tani si Motër Eva dhe është pjesë e Kishës Ortodokse në Brazil.
Vendimi i saj, i bërë publik përmes një videoje virale, ka ndarë opinionin publik mes kritikëve dhe mbështetësve. Camila ka deklaruar se u largua nga bota e modës pas një krize personale dhe sot punon me fëmijë në zona të varfra, duke mbetur e vendosur në zgjedhjen e saj shpirtërore.
