Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, javën e kaluar mund të ketë pasur disa fjalime serioze dhe të jenë ngritur çështje të rëndësishme, por prapa skenave, kërkesat për shërbime nga eskortat u trefishuan.
La Dépêche dhe 20 Minutes raportuan se kërkesa për shërbime të tilla është rritur me 4,000%.
Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua nga tepelenasi “NIKO”
Platforma zvicerane Titt4Tat, e cila lidh vajzat që ofrojnë shërbime seksuale me klientë potencialë, po regjistron mesatarisht dy rezervime në ditë.
Gjatë Forumit, ky numër u rrit në 79 në ditën e hapjes.
Shumica e përdoruesve që e kanë përdorur platformën, raportojnë mediat zvicerane dhe të huaja, vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina.
Një fokus i veçantë i kushtohet punonjësve të seksit në Afrikën e Veriut. Shumë prej tyre, shpjegon media, nuk janë as profesionistë, por studentë ose udhëtarë që kërkojnë të rrisin të ardhurat e tyre personale.
Kush pagoi më shumë gjatë një funksioni në Forumin e Davosit?
Mediat raportojnë se një burrë nxori 96,000 franga zvicerane (103,000 euro) nga portofoli i tij për katër ditë me pesë gra.
Kjo nuk përfshin hotelet, guidat apo dhuratat.
Pushimet e fundjavës (madje edhe jashtë Zvicrës) me qëndrime luksoze janë gjithashtu shumë të zakonshme.
