Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço dhe ka dërguar për gjykim autorin Ilirjan Selmani.
Sipas hetimeve, Teço u vra nga Selmani me thikat që u gjendën në një qese në tualetin e banesës së saj dhe më pas ai i vuri flakën shtëpisë.
Në xhepin e pasëm të pantallonave të Ilirjan Selmanit, është konstatuar gjaku i viktimës.
Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor u arrit në konkluzionin se shkaku i vdekjes së 52-vjeçares ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.
Selmani shkonte shpesh në banesën e Teços, teksa marrëdhënia e tyre ka zgjatur për më shumë se 3 vjet.
