Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj.
Shtetasi Kelmend Krusa, së bashku me të vëllanë e tij, Klodian Krusën, u vunë në pranga pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.
E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj. Kelmend Krusa rezulton që të jetë dhe kushëri me viktimat.
“Më datë 26.01.2026, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kelmend Kursa, i datëlindjes 13.02.1987, banues me qera në Gjirokastër, nga Dibra me arsim 12 klasë, pasi shtetasia e mitur A.A.LL,12-vjeç, vajza e bashkëjetueses në një periudhë 2 vjeçare është abuzuar seksualisht dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, bëjnë me dije burimet për ZËRI.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiont të Përgjithshëm Gjirokastër. Neni 100 i Kodit Penal./zëri
