Aktualitet Shqipëria

Gazment Bardhi kritikon Altin Dumanin për dështimin e Task-Forcës zgjedhore

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar për mungesë rezultatesh në luftën kundër krimeve elektorale.

I ftuar në A2 CNN, Bardhi tha se, ndonëse vlerësimi për drejtuesin e SPAK i takon institucioneve të drejtësisë, ai personalisht ka mbetur i zhgënjyer nga mënyra si Dumani prezantoi me bujë Task-Forcën për zgjedhjet e 11 majit 2025, e cila sipas tij përfundoi në një dështim.

“Kam pritur një rezultat konkret, por ajo Task-Forcë mbeti një nga njollat më të mëdha në betejën kundër krimit elektoral. Këtë kritikë e bëj sepse e kam ndjerë drejtpërdrejt. Unë nuk i jap merita askujt, as vetes, kur nuk përmbushet një përgjegjësi,” u shpreh Bardhi.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *