Shumë admirues po u japin sot lamtumirën dy pandave jashtëzakonisht të njohura në Kopshtin Zoologjik të Tokios, të cilat po përgatiten të kthehen në Kinë duke e privuar arkipelagun nga këto kafshë ikonike për herë të parë në gjysmë shekulli.
Të huazuara si pjesë e programit “diplomacia e pandave” të Kinës, këto kafshë kanë simbolizuar miqësinë midis Pekinit dhe Tokios që nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre diplomatike në vitin 1972.
Tensionet e larta me Kinën, japonezët detyrohen t’u japin
Megjithatë, ky largim vjen mes tensioneve të larta diplomatike midis dy fuqive fqinje.
Japonia kishte vetëm këto dy panda binjake – Lei Lei dhe Xiao Xiao – në Kopshtin Zoologjik të Tokios në distriktin Ueno.
Vizitorët e kopshtit zoologjik u prekën deri në lot ndërsa shikonin dy pandat duke ngrënë filiza bambuje.
Tensionet e larta me Kinën, japonezët detyrohen t’u japin
Kthimi i papritur i pandave u njoftua muajin e kaluar pasi kryeministrja konservatore e Japonisë, Sanae Takaichi, sugjeroi që Tokio mund të ndërmarrë veprime ushtarake në rast të një sulmi ndaj Tajvanit.
Kjo deklaratë provokoi zemërimin e Pekinit, i cili e pretendon ishullin si pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar pushtimin e tij me forcë.
“Mendoj se të shohësh panda mund të ndihmojë në ndërtimin e urave me Kinën. Kjo është arsyeja pse dua vërtet që ato të kthehen në Japoni”, tha Gen Takahashi, 39 vjeç, një banor i Tokios i cili vizitoi kopshtin zoologjik me gruan e tij dhe vajzën e tyre dyvjeçare.
Tensionet e larta me Kinën, japonezët detyrohen t’u japin
Qeveria Metropolitane e Tokios, e cila menaxhon kopshtin zoologjik, kishte treguar më parë se dy kafshët ikonike do të ishin në ekspozim publike deri këtë të diel.
Dy pandat do të largohen me avion nga Japonia dy ditë më vonë dhe pritet të mbërrijnë më 28 janar në një strukturë në Kinë ku jeton motra e tyre e madhe, Xiang Xiang.
4 400 fituesit me fat të një lotarie online mundën të admironin me radhë pandat katërvjeçare, ndërsa të tjerë, të mbledhur pranë kopshtit zoologjik, shfaqnin me krenari veshje, çanta dhe lodra prej pelushi me temë pandash.
Tensionet e larta me Kinën, japonezët detyrohen t’u japin
Mayuko Sumida udhëtoi për disa orë nga rajoni Aichi në Japoninë qendrore me shpresën për t’i parë ato, edhe pse nuk fitoi lotarinë.
“Jam plotësisht e magjepsur. Japonia do të mbetet pa asnjë panda. Është mjaft e trishtueshme”, tha Mayuko
