Është ekstraduar nga Zvicra 37-vjeçari Jozi Kraja, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.
Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Jozi Kraja dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.
