Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24 janarit që Partia Demokratike zhvilloi në kryeqytet, ishin autorët e molotovit dhe fishekzjarreve që u hodhën drejt Kryeministrisë, e më pas të vandalizimit para Kuvendit, ku të paktën 11 policë mbetën të plagosur nga gurët e hedhur të militantëve të Sali Berishës.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën e arrestit në burg për 5 persona, arrest shtëpi për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 9 protestues.
Ndërkohë, një incident u regjistrua në hollin e Gjykatës Penale, ndërkohë që gykata ishte tërhequr për vendim. Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretendojnë se janë provokuar nga një burrë duke krijuar tension.
