Një aksident tragjik rrugor në Rumani u ka marrë jetën shtatë tifozëve të klubit grek PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës.
Sipas mediave rumune, mjeti me të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas fillimisht me një autobot dhe më pas me një kamion, çka rezultoi fatale.
Nga ky aksident humbën jetën menjëherë shtatë persona, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë, ku njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike për jetën.
Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia me destinacion Francën për të ndjekur skuadrën e tyre ndaj Lyon në Europa League.
Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
