27 Janar, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit
Sot bota kujton një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit, Holokaustin, tragjedinë e popullit hebre.
Për ne shqiptarët, kjo ditë është edhe një moment krenarie kombëtare. Nën udhëheqjen e Mbretit Zog I dhe me mbështetjen e Mbretëreshës Geraldinë, Shqipëria u bë strehë e sigurt për hebrenjtë e përndjekur, duke i pajisur me pasaporta shqiptare dhe duke u garantuar mbrojtje shtetërore me heqjen edhe të vizave për ta në vitin 1930.
Që në vitet 1933–1939, rreth 1200 hebrenj hynë në Shqipëri me dokumente të rregullta, pa përfshirë ata që u mbrojtën me identitete të tjera. Ky akt humanizmi u mbështet edhe nga bashkëpunimi me Mehmet Konicën dhe Ambasadorin Amerikan Herman Bernstein.
Shqipëria zgjodhi anën e drejtë të historisë, duke dëshmuar vlerat e saj më të larta, BESËN, njerëzinë dhe respektin për jetën.
Nderim për viktimat e Holokaustit.
/gazeta atdheu/
