Aktualitet Shqipëria

400 mijë euro në vit për stafin e Spiropalit: Luks administrativ mbi kurrizin e taksapaguesve

Kabineti i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, kushton rreth 400 mijë euro në vit vetëm për paga të këshilltarëve, ekspertëve dhe stafit mbështetës. Çdo muaj shpenzohen mbi 3.3 milionë lekë bruto, prej të cilave rreth 2.5 milionë lekë shkojnë neto. Pagat variojnë nga mbi 300 mijë lekë për shefen e kabinetit, deri në 70–210 mijë lekë neto për këshilltarët e tjerë.

Kjo faturë financiare përbën rreth 40 milionë lekë në vit, një shumë që mund të investohej në bursa për studentët, çerdhe, kopshte apo ambulanca të reja. Shpenzime të tilla ngrejnë pyetjen: a është i justifikuar ky luks administrativ në një kohë kur qytetarët vuajnë rritjen e çmimeve dhe mungesën e shërbimeve bazë?

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *