Mjeku Dimitris Koukoulas raportoi se njëri nga të lënduarit i tha se timoni i furgonit ishte bllokuar gjatë parakalimit për shkak se ishte aktivizuar ‘sistemi automatik i ndihmës për korsinë’.
Një dëshmi tronditëse nga një i mbijetuar rreth asaj që ndodhi në aksidentin fatal me makinë ku humbën jetën 7 tifozët e PAOK-ut u transmetua nga mjeku grek Dimitris Koukoulas në Rumani, i cili nxitoi në spitalin ku u dërguan të plagosurit.
“Timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të ndihmës së korsisë”, thuhet se i tha i plagosuri mjekut grek për aksidentin fatal me makinë, siç e zbuloi vetë, duke folur për ERT.
“Fola me dy nga të tre të plagosurit. Pacienti, i cili është më mirë se të gjithë, ka disa fraktura në gjymtyrët e poshtme, më tha se diçka ka ndodhur me sistemin e ndihmës për korsinë. Pati një parakalim, sistemi hapi asistentin e korsisë dhe bllokoi timonin, iku, humbi kontrollin e makinës sepse diçka ndodhi me asistentin e korsisë. Ndihma për korsinë u aktivizua dhe shoferi nuk mundi të rivendoste kursin e makinës”, tha ai.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nga hetimi nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtet, pasi sistemi i ndihmës për korsinë çaktivizohet automatikisht nëse shoferi ndez sinjalin e kthesës. Në këtë rast, nga videoja është e qartë se shoferi e kishte ndezur sinjalin e kthesës, kështu që nëse asistenca e korsisë po funksiononte normalisht, nuk do e kishte futur shoferin në korsinë e gabuar.
