Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen në Shijak, ku dy kushërinj kanë qëlluar mearmë zjarri, 45-vjeçarin Denis Çumani.
Shkak për sherrin ka qënë një vajzë, Denis Çumani ka ngacmuar vajzën me të cilen dilte Dorian Ferra.
Teksa ky i fundit ndodhej në lokal me vajzën, asaj i vinin vazhdimisht sms nga Denis Çumani dha ajo për të mos u konfliktuar djemtë i fshinte sms.
Pas insistimit se kush i shkruante të dashures së tij, Dorian Ferra e mësoi se kush ishte personi që i shkruante.
Merr si perforcim edhe kushëririn e tij, shtetasin Indrit Ferra dhe shkojnë te shtepia e Denis Çumanit dhe më pas e kanë qelluar me grushta dhe shkelma, teksa i kanë vënë pistoletën në kokë dhe me pas e kanë qëlluar me një plumb në brinjë duke e lënë të plagosur.
Fillimisht i demtuari është dërguar në spitalin e Durrësit dhe nga aty me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë
