Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera të paligjshme.
Aksioni u zhvillua më 28 janar në lagjen “Bërxhane”, pas informatave nga qytetarët për praninë e materialeve të dyshuara në një shtëpi të braktisur.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur ndër të tjera:
-një minë kundër këmbësorisë me detonator,
-municion të kalibrave të ndryshëm,
-barut dhe pajisje ushtarake,
-uniforma dhe këmisha të Policisë së Serbisë.
Për shkak të pranisë së materialeve eksplozive, në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nuk ka të arrestuar deri më tani, ndërsa hetimet vazhdojnë.
