
Pas një mungese të gjatë nga muzika, Gjesti paralajmëron rikthimin me një projekt të ri që publikohet nesër në orën 18:00.
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Gjesti ka sinjalizuar rikthimin e tij në muzikë. Artisti ka publikuar një story në rrjetet sociale, ku njofton se kënga e tij e re do të publikohet nesër, më 29 janar, në orën 18:00.
Ky paralajmërim ka ngjallur menjëherë reagime dhe entuziazëm te fansat, të cilët prej kohësh prisnin një projekt të ri nga ai. Edhe pse Gjesti nuk ka zbuluar ende detaje rreth titullit apo stilit të këngës, rikthimi i tij pas një pauze të gjatë është pritur me interes të madh.
Ora 18:00 e ditës së nesërme pritet të shënojë rikthimin zyrtar të Gjesti-t në skenën muzikore, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.
