Karabinierët e Empolit kanë zbuluar dhe shkatërruar një rafineri kokaine në zonën e Fucecchio-s.
Operacioni antidrogë çoi në arrestimin e katër personave, mes tyre një shtetas shqiptar i datëlindjes 1972, si dhe tre shtetas kolumbianë.
Sipas informacioneve, forcat e rendit vunë re lëvizje të dyshimta pranë banesës së shqiptarit dhe vendosën të kryenin një kontroll.
Në ambiente pas shtëpisë u zbulua një rafineri e vërtetë kokaine, ku u sekuestruan 34 kilogramë drogë, si dhe pajisje të shumta për përpunimin dhe paketimin e saj. Në banesë u gjetën lëndë përzierëse për të përpunuar dozat e kokainës, si dhe instrumente për laborator të vërtetë droge.
Sasia e sekuestruar, sipas autoriteteve, do të sillte mbi 700 mijë euro fitim në tregun e drogës
