Ish-partneria e Safet Bajrit, Eria Ago ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.
Kërkesa vjen pasi më herët ndaj saj Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit.
Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici.
Sipas saj ditën kur ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit.
Mirëpo, sipas dosjes së SPAK rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Astmer Bilalin.
Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.
