Postimi i plotë i familjes së Selin:
??REAGIM??
Si familje e Selinës, ndjejmë detyrimin moral dhe njerëzor të reagojmë publikisht lidhur me situatën e rëndë dhe të papranueshme që ka ndodhur gjatë orëve të fundit në shtëpi.
Duke nisur që pas Prime të mbrëmshëm, një banor tjetër ka nisur një seri akuzash, denigrimesh dhe shpifjesh të vazhdueshme ndaj Selinës, duke e çuar debatin në një nivel të agravuar dhe thellësisht fyes. Këto deklarata kanë prekur drejtpërdrejt nderin, dinjitetin dhe integritetin e saj si grua dhe si profesioniste.
Janë hedhur akuza të rënda dhe të pavërteta, përfshirë insinuata për “sugar daddy”, që përbëjnë shpifje të pastra dhe cenojnë rëndë figurën e saj morale. Po ashtu është vënë në dyshim integriteti i saj profesional, duke u sulmuar aftësia e saj si balerinë, gjë që është jo vetëm fyese, por edhe totalisht e pabazuar, duke qenë se karriera dhe puna e saj flasin vetë prej vitesh.
Më tej, janë hedhur akuza të pavërteta ndaj produksionit, duke pretenduar se Selin ka pasur telefon gjatë karantinës në hotel dhe se ka shkelur rregulloren e programit. Këto janë deklarata shumë të rënda, që jo vetëm dëmtojnë imazhin e Selin, por vënë në diskutim edhe seriozitetin dhe korrektësinë e produksionit.
Si familje, jemi të lënduar dhe të indinjuar nga kjo situatë. Askush nuk ka të drejtë të ngrejë shpifje, të ul integritetin e një vajze dhe të përdorë fjalë që dëmtojnë rëndë personalitetin dhe reputacionin e saj, për arsye loje apo strategjie.
Kërkojmë nga produksioni që kjo situatë të trajtohet me seriozitetin maksimal dhe të merren masat përkatëse sipas rregullores, për të ndalur gjuhën e denigrimit, shpifjet dhe sulmet personale që tejkalojnë çdo kufi të lojës dhe respektit njerëzor.
Selin ka hyrë në këtë eksperiencë me dinjitet, korrektësi dhe respekt për rregullat. Presim që i njëjti standard të ruhet edhe ndaj saj.
Me respekt,
Familja.
