E ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtarja e njohur Lore, e cila ka folur më shumë për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 5”, por duke u ndalur edhe tek projektet e saj të reja muzikore…
Pjesë nga intervista:
Si i ke parë ngacmimet e Rogertit kundrejt banorëve të tjerë?
Rogerti nuk më ka tërhequr asnjëherë në qëndrimet e veta. Nuk mendoj që t’u dalësh banorëve me shpatë të madhe e t’i prekësh në situata intime të jetës së tyre, është mënyra e duhur. Po u rregullon imazhin shumë të tjerëve aty.
Si mendon se do kishe reaguar ti po të ishe aty brenda?
Edhe unë nuk do kisha një reagim të mirë. Dikush që vjen e cënon gjithë lojën tënde. Është goditje poshtë brezit. Ne nuk kemi bërë goditje të tilla. Në një pikë do thyesha, por nuk do ia lija mangët.
T’u duk i drejtë vendimi i largimit të Keijsit nga shtëpia me zarf të zi?
Shumë i drejtë, për sa kohë që ky ishte zatfi i tretë i zi për Keijsin. Prisja që dhe për Rogertin të merrej i njëjti vendim. Por është e drejtë dhe kjo që të jetë në nominim gjithë kohën aty brenda.
Mendon se ishte Ina ajo që e shtyu më shumë Keijsin?
Tregon shumë partnerja që ti ke në krah. Keijsi nuk arriti ta kuptonte këtë. Stelina nxirrte një anë të butë të tij, ndërsa Ina nxirrte një anë agresive. BBV është pasqyrë e karakterit tënd, jo e lojës. /TAR/
